Strategjji se si mund te ndihmoni veten Te planifikosh jeten e perditshme
Shume njerez ndihem me mire nese dita e tyre eshte e strukturuar mire. Duke pasur parasysh situaten aktuale te banimit mund te rezultoje e veshtire te ndjekesh nje plan dite. Ndoshta iu ndodh te ndiheni sikur ditet iu kalojne pa i kuptuar. Nese ndiheni shpesh te merzitur mund te jete nje metode e mire te planifikoni dhe ta strukturoni diten tuaj.
Udhezime:
- Skenari i dites. Planifikoni diten e neserme. Shpesh te besh nje liste ndihmon.
- Plani realistik. Mendohuni se cfare eshte aktualisht e mundur te realizohet dhe cfare nuk eshte. Mos merrni shume gjera persiper ne nje dite te vetme. Nese keni nje qellim te madh, mendohuni mbi hapat e vegjel, qe duhet te beni per te arritur qellimin dhe nderthurini ne ritmin e dites.
- Jo vetem detyra, por dhe pushim dhe momente te bukura. Te kujdesesh per vetveten do te thote t´i japesh vetes kohe te mjaftueshme per t´u qetesuar dhe per te rifituar forcat. Nje menyre e mire eshte te shkosh per shetitje. Por edhe te lexosh, te bisedosh me te tjere apo edhe te ndjekesh nje aktivitet fizik, qe iu pelqen.
- Kohe per kontakte soziale. Te shkembesh mendime dhe te kalosh kohe ne shoqeri eshte nje nevoje baze njerzore. Planifikoni sipas mundesive aktivitete ku keni mundesine te takoheni me te tjere.
- Krijimi i ritualeve. Planifikimi i dites behet me kalimin e kohes gjithmone e me i thjeshte nese e filloni cdo dite ne te njetin orar. Te keni rituale fixe gjate javes gjitheashtu ndihmon. Shkoni per shetitje apo beni sport ne nje mbremje fixe gjate javes. Planifikoni gjate javes nje orar fix per te mbaruar pune si te shkruani letra, apo te takoheni me miqte.
- Parapergatitja. Hidhini nje sy planit per diten e neserme. Mos e ngarkoni ate. Shpesh nje aktivitet i vetem mjafton. Mundohuni t´i gezoheni dites se neserme. Kjo mund te ndihmoje te filloni diten e neserme me humor te mire.
- Te provosh planin ditor. Nese keni interes te planifikoni ditet e ardhshme atehere do te gjeni ketu nje plan jave per ta shkarkuar falas (linku mbi planin javor/link zu Wochenplan).