Welcome to Refugeeum
This website is available in 7 different languages!
Please choose your prefered language for the best experience.

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your settings, we’ll assume that you are fine to receive cookies on this website.

Trishtimi

Te jesh i/ e merzitur, te qash si dhe te ndidhesh i/e deshperuar jane reagime normale njerzore ndaj perjetimeve te renda. Ne ditet dhe javet e para keto reagime hidherimi sherbejne si mbrojtje dhe shoqerohen me terheqjen ne vetvete te individit si dhe paaftesine per te qene aktiv si me perpara. Tek disa njerez hidherimi zgjat per muaj ose vite me rradhe. Per rrjedhoje ata shpesh nuk jane ne gjendje te perjetojne gezim apo te qeshin mbi dicka. Te prekurit perjetojne vetem ndjesi negative ndaj vetes, ndaj te tjerve si dhe ndaj te ardhmes. Ato ndihen gjate gjithe kohes te lodhur dhe te pafuqishem per t´u aktivizuar. Shenja te tjera jane mungesa e perqendrimit, pagjumesia si dhe mungesa e urise. Njerzit qe shfaqin keto reagime kane humbur besimin ne vetvete.

Ata ndihen te pa vlere, te pa shprese madje me raste dhe fajtore te gjendjes se veshtire ne te cilen ndodhen. Nje simptome tjeter eshte ndjenja e ngecurit ne nje pus te thelle. Disa prej te prekurve mendojne, se nuk kane fuqi te jetojne më. . Por ka menyra per te dalur nga kjo situate.

IMG_0828

Te perballosh jeten e perditshme.

T’jua tregosh trishtimin te tjereve i ndihmon ata te kuptojne, se ju nuk ndiheni mire dhe se perkrahja dhe mbeshtetja do t’ju bente mire. Te flasesh mbi gjendjen emocionale mund te jete nje mjet ndihmes. Shpesh te flasesh me te tjeret madje dhe te qash te ndihmon te zbrazesh. Shume njerez mund te ndihen krejt njesoj. Njerezve te prekur mund t´u ndihmoje te marrin ndihme konkrekte per te perballuar jeten e perditshme. Sidomos aktiviteti fizik eshte nje nder menyrat per te ndihmuar veten. Gjithashtu nje ritem i mire gjumi dhe zgjimi ndihmon ne shendetin fizik dhe shpirteror. Se fundmi mund te shfrytezoni burimet e forces personale per t´u ndjere me mire. Te gjitha strategjite jane me efektive, sa me rregullisht te praktikohen, pavaresisht se ne fillim mund te duken te veshtira. Zgjedhni strategjine, qe iu pershtatet me mire dhe ushtrojeni rregullisht, e mira eshte perdite ose disa here ne jave. Nese shqetesimet jane teper te renda keshillohet te shkoni tek mjeku.

IMG_0452

More languages

Visitor map