Strategjji se si mund te ndihmoni veten Aktiviteti fizik
Te ushtrosh rregullisht nje aktivitet fizik eshte shume e rendesishme per shendetin tuaj. Nga njera ane ndihmon trupin nga ana tjeter ndihmon ne permiresimin e mireqenies shpirterore. Duke u perqendruar tek aktiviteti fizik arrihet dhe shmangja e mendimeve te errta. Se cfare lloj aktiviteti fizik zgjidhni nuk ka rendesi. E rendesishme eshte vetem ta ushtroni ate rregullisht. Keshillohet te ndjekni ate lloj aktiviteti fizik, qe iu pelqen me shume si pshmb:
- te shetisni
- te ngjisni shkallet
- te kendoni
- te luani me femijet
- te pastroni
- pune fizike
- te shkoni per vrap
- te kerceni
- t´i jepni bicikletes
Ne fillim mund te ndiheni shume shpejt te lodhur. Por kjo do te permiresohet me kalimin e kohes. E rendesishme eshte te mos tejkaloni kufinjte personale aktual gjate ushtrimit te aktivietit fizik. Vlersoni veten edhe per sukseset e vogla. Disa njerez preferojne te ushtrojne aktivitetin fizik ne grupe, ndersa te tjere parapelqejne ta ushtrojne ate vetem. Zbuloni vet se cfare iu pershtatet me mire.