Shqetesime Mungese e qetesise shpirterore
Shume njerez perjetojne nje shqetesim te brendshem. Ata irritohen lehtesisht, nuk mund te flene fare ose vetem pak gjate nates si dhe kane veshtiresi te perqendrohen. Shpesh ndodh, qe keta njerez i frikesohen shume dickaje. Ata e ndjenje te nevojshme te jene gjate gjithe kohes zgjuar per te parandaluar, qe t´i ndodhe dicka e keqe. Keta njerez nuk mund te ndjenje momente relaksimi apo qetesie shpirterore. Kjo gjendje tendosjeje shkakton lodhje ekstreme fizike. Shume te prekur i perjetojne detyrat e jetes se peditshme si shume te lodhshme dhe nuk arrijne t´i organizojne ato. Per te perballur shqetesimet shpirterore dhe per te gjetur qetesine ekzistojne strategji te ndryshme
Gjetja e ekuilibrit.
Kur njerzit ndihen te shqetesuar dhe lehtesisht te irrituar eshte e rendesishme te rigjejne ekuilibrin shpirteror. Kjo mund te trajnohet shume mire. Te gjitha strategjite kane efekt maximal nese ushtrohen rregullisht. Ne fillim mund t´iu duken te cuditshme por kjo eshte normale. Zgjidhni strategjine, qe iu pershtatet me mire dhe ushtrojeni rregullisht. Cdo dite ose disa here ne jave. Neqoftese shqetesimet jane shume te renda atehere duhet t´i drejtoheni mjekut.