Strategjji se si mund te ndihmoni veten Trajnimi i Vemedjes
Gjate dites mund te trajnoni vemendjen tuaj, per te forcuar ndjeshmerine dhe ne kete menyre te arrini menjanimin e mendimeve shqetesuese. Kete mund ta arrini duke perqendruar vemendjen tuaj tek ajo gje me te cilin po merreni ne moment. Perqendrohunii tek ajo se cfare ndodh ne moment. Si pshmb. teksa po vraponi perqendrohuni tek hapat tuaj dhe rrugen perpara: kemba e djathte, kemba e majte,kemba e djathte, kemba e majte,….. Kini durim gjate ushtrimit. Te shperqendroheni ndodh shume lehte. Ne vend, qe te fokusoheni tek: kemba e djathte, kemba e majte,kemba e djathte, kemba e majte ,……ju kujtohen momentet e arratisje dhe papritmas ndiheni te friksuar. Me pas i riktheheni aktivitetit qe po ushtroni: kemba e djathte, kemba e majte,kemba e djathte, kemba e majte,……
Dicka e ngjashme mund t´iu ndodh kur iu kujtohet dikush. Lereni qe kujtimi te vi dhe te iki perseri si rete ne qiell. Riktheni vemendjen tuaj tek hapat : kemba e djathte, kemba e majte,kemba e djathte, kemba e majte,…. perseriteni kete cdo dite per pak minuta.
Te trajnoni vemendjen tuaj, qe te perqendrohet te ajo se cfare po beni ne moment eshte nje arritje e vlefshme. Mund t´iu ndihmoje te jeni me te qete dhe te cliret ne lidhje me vetveten dhe me te tjeret, qe iu rrethojne. Ketu disa shembuj te tjere te jetes se perditshme se si ta trajnoni vemendjen tuaj:
- Teksa lani dhembet: ndjeni furcen e dhembve, eren dhe shijen e pastes se dhembeve.
- Teksa ngjisni shkallet: perqendrohuni teksa vendosni nje kembe perpara tjetres. Ndjeni muskujt e kembeve teksa tendosen.
- Gjate ngrenjes: pertypni cdo kafshate me vemendje dhe ndjeni shijen, eren dhe perberjen.
- Teksa pershendesni: kini vemendjen tek perqafimi, shtrengimi i duarve apo dhe formave te tjera te pershendetjes.
- Teksa prisni rradhen: drejtoni vemendjen tek shqisat tuaja. Cfare degjoni? Cfare shihni? Cfare ndjeni?
Ushtrimet mbi vemendjen mund t´i perdorni ne lidhjeme te gjitha shqetesimet e permendurame larte. Nese vini re se kjo iu lodh atehere nderprejeni dhe ushtroni nje nga metodat e tjera, qe iu pershtatet me shume.