Shqetesime Frika
Cdo njeri perjeton frike. Te kesh frike eshte nje reagim i rendesishem, i cili na paralajmeron ne rast rreziku. Por mund te ndodh, qe njerzit te vazhdojne te perjetojne frike kur rreziku ka mbaruar. Ndodh qe njerzit gjate nje ataku paniku te perjetojne frike pa asnje arsye objektive. Ata fillojne te dridhen, kane veshtiresi ne frymemarrje, dhimbje ne kraharor, iu merren mendte si dhe fillojne te djersiten. Ata i frikesohen humbjes se kontrollit mbi veteveten, te cmenden apo dhe te vdesin. Nese keto atake paniku ndodhin shpesh atehere mund te shnderrohen nje problemme vete. Njerzit e prekur i druhen largimit nga mjedisi i njohur. Ata kane nevoje per nje shoqerues te perhershem sepse nuk ndihen te sigurte. Jeta e tyre sundohet nga frika qe ndjenje. Per te parandaluar kete gjendje ekzistojne strategji nga ekspertet mjeksor.
Te marresh guxim.
Shume njerez perjetojne atake paniku. Keto jane shenja, qe trupi dhe shpirti I njeriut po perpunojne perjetimet. Ndonjehre ndodh, qe te ndiheni sikur frika kontrollon jeten tuaj. Qe te rifitoni kontrollin e humbur mund te jete e dobishme te jeni te vemendshem ndaj gjerave te vogla te jetes se perditshme. Beni keto ushtrime: Perceptimet. Ju mund te perdorni edhe burimet e forces brenda vetes, qe te ndiheni me mire.
Te gjitha strategjite kane efekt maximal nese ushtrohen rregullisht. Ne fillim mund t´iu duken te cuditshme por kjo eshte normale. Zgjidhni strategjine, qe iu pershtatet me mire dhe ushtrojeni rregullisht. Cdo dite ose disa here ne jave. Neqoftese shqetesimet jane shume te renda atehere duhet t´i drejtoheni mjekut.