Shqetesime Shqetesime shpirterore
Shume njerez terhiqen ne vetevete pas ngjarjeve te renda. Ata perjetojne nje zbrazeti perbrenda. Nuk deshirojne te takohen apo te flasin me njerez te tjere. Takimi me njerez eshte per to shume e lodhshme. Kur jane vetem, thellohen ne mendime dhe nuk arrijne te ndjejne me gezim apo ndjenja positive. Ato ndihen indiferent ndaj njerzve, qe i rrethojne. Keto reagime mund te jene normale ne ditet apo javet e para pas perjetimeve te renda. Ato mund te sherbejne si nje forme mbrojtjeje dhe te ndihmojne ne regjenerimin e njerzve te prekur. Por nese kjo ndjenje indiference zgjat per nje kohe te gjate mund te kthehet ne nje problemme vete, i cili pengon deshiren per te jetuar. Per kete problem ka strategji te ndryshme.
Te marresh pjese ne jeten e perditshme.
Eshte mese normale te terhiqesh ne vetvete. Kjo mund t’ju ndihmoje te perpunoni perjetimevet e renda. Nese ndjenja e zbrazetise perbrenda zgjat per nje kohe te gjate eshte e rendesishme te filloni te merrni pjese perseri ne jeten e perditshme. Keshillohet te dilni jashte ne natyre dhe te takoheni me njerez te tjere. Edhe pse ne fillim mund t´iu duket e veshtire do te vini re se me kalimin e kohes kontakti me te tjeret do t´iu ndihmoje. Sa me shpesh te jeni ne gjendje te takoheni me te tjere dhe te merrni pjese ne aktivitete te ndryshme aq me shume do te vini re se ndjesia e zbrazetise do te zvogelohet. Per rrjedhoje ndjenja e gezimit do te lind perseri. Dilni cdo dite shetitje dhe ushtroni aktivitete positive vetem ose me njerez te tjere.